20 gola dhe 11 bombera, rreziku Napoli/ Skuadra e Spaletit vjen me statistika të jashtëzakonshme para duelit me Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2022 | 23:47

20 gola dhe 11 bombera, rreziku Napoli/ Skuadra e Spaletit vjen me statistika të jashtëzakonshme para duelit me Milanin

Nata e jashtëzakonshme e Napolit në stadiumin “Ibrox” do të mbetet në mendjen dhe lëkurën e atyre që e kanë jetuar, me adrenalinë që është e vështirë të shpjegohet me fjalë.

napoli

Një ekip me vetëbesim edhe më të lartë u kthye nga Skocia. Sepse Napoli ka vite që është protagonist në Itali, por ky fillim në Ligën e Kampionëve është vërtet i shkëlqyer, duke pasur parasysh se nënkampionët e Europës, Liverpuli, u mposhtën qartë në “Maradona”, teksa në “Ibrox” ngadhënjyen ndaj skocezëve që aty kishin ndërtuar fatin e tyre ndërkombëtar, duke mbërritur majin e kaluar në finalen e Ligës së Europës. Me pak fjalë, performanca bindëse dhe gjithashtu statistika të jashtëzakonshme.

KARTËVIZITA —Një Napoli me sulmin më të mirë në Itali dhe Europë i prezantohet sfidës që vlen kreun e renditjes të dielën në “San Siro” ndaj Milanit. Dhe nëse në Serinë A nuk është një risi absolute, të kesh bërë më mirë në dy raundet e para të Ligës së Kampionëve, nuk ishte diçka që duhej marrë si e mirëqenë.

Njëzet gola: 13 në kampionat dhe 7 në Champions në vetëm 8 ndeshje. Rekorde të vogla të arritura duke shpërdoruar 2 penallti nga 4 në Europë (Osimhen me Liverpulin dhe dy herë Zielinski në Gllasgou) dhe duke luajtur për disa ndeshje pa Viktor Osimhenin, qendërsulmuesin në qendër të projektit të ri të De Laurentisit.

11 BOMBERA! – Ajo që nënvizon punën e shkëlqyer të Luçiano Spaletit, i cili po krijon një grup me 10 lojtarë të rinj, është lista e golashënuesve: 11 mes kampionatit dhe Champions-it. Dhe ndër ta 5 blerje të reja: nga xhevahiri Kvaratskhelia te mbrojtësi shkëmbor Kim, nga panzeri Simeone te Raspadori i shkathët. Së fundmi, me Rejnxhersat edhe Ndombele e bëri ‘sefte’, duke treguar dëshirën për t’u bërë protagonist i këtij Napoli një mijë ngjyrësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"