16 lojtarë të dëmtuar gjatë sezonit, Mançester Junajtid nis hetimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 22:27

16 lojtarë të dëmtuar gjatë sezonit, Mançester Junajtid nis hetimin

Mançester Junajtid ka nisur një hetim se pse skuadra e tyre e parë ka pësuar kaq shumë dëmtime këtë sezon. Me vetëm tetë ndeshje deri në fund të sezonit të Premier Ligës, jo më pak se 16 lojtarë janë dëmtuar ose kanë qenë të padisponueshëm për menaxherin Erik ten Hag deri më tani.

ten hag

Kjo situatë e ka bërë të pamundur që holandezi të ishte në gjendje të zgjedhë formacionin e tij më të mirë qoftë edhe njëherë të vetme këtë sezon, me nënshkrimet e reja Rasmus Hojlund dhe Mejzon Maunt në mesin e të prekurve. “Mail Sport” zbulon se zyrtarët e departamentit mjekësor të ekipit në “Old Trafford” po kërkojnë në mënyrë aktive të identifikojnë nëse ekziston një gabim në metodologjinë e stërvitjes së tyre. Të tjerë lojtarë kanë vuajtur probleme muskulore me stafin mjekësor që po analizon nëse ato kanë ardhur për shkak të volumit të madh të ndeshjeve të sezonit të shkuar, i cili solli edhe ndërprerjen e kampionatit për shkak të Botërorit të parë të luajtur në dimër. Junajtid ka forcuar departamentin e vetë mjekësor, duke marrë Geri O’Driskoll nga Arsenali si drejtues të departamentit të mjekësisë sportive.

Kjo lëvizje u bë përpara valës aktuale të lëndimeve. Stafi është gjithashtu i vetëdijshëm se ata dhe rivalët e qytetit, Siti kanë luajtur më shumë ndeshje nga çdo klub i ligës angleze vitin e kaluar dhe kanë vërejtur probleme të ngjashme me fqinjët e tyre. Junajtid luajti 41 ndeshje ndërmjet 21 dhjetorit dhe fundit të sezonit, i cili ishte i njëjti numër sa Aston Vila, Brentfordi dhe Brajtoni luajtën gjatë gjithë sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"