112 gola të shënuar në Serinë A, Monza e Berluskonit planifikon një rikthim të bujshëm të bomberit në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2022 | 14:50

112 gola të shënuar në Serinë A, Monza e Berluskonit planifikon një rikthim të bujshëm të bomberit në Itali

Monza e Silvio Berluskonit duket se ende nuk ka përfunduar me merkaton e emrave të bujshëm ku pas transferimeve të Stefano Sensit dhe Matia Pesinës, italianët po tentojnë të rikthejnë në Serisë A një njohje të vjetër siç është Edinson Kavani.

kavani

Sipas raportimeve nga “Sky Sports”, në orët e fundit ka pasur disa kontakte mes drejtorit sportive të klubit, Adriano Galiani dhe agjentëve të sulmuesit uruguaian për t’u informuar lidhur me një rikthim të mundshëm të bomberit në Serinë A.

35-vjeçari gjendet aktualisht si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Junajtid dhe do ta vlerësonte me interes një rikthim në Itali ku më parë pa shënuar 112 gola në 212 ndeshje me fanellën e Napoli dhe Palermos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"