10 minutat e fundit, “mallkim” për Kukësin, Duro: Po bëhet rrugë, jemi të ngarkuar psikologjikisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 19:27

10 minutat e fundit, “mallkim” për Kukësin, Duro: Po bëhet rrugë, jemi të ngarkuar psikologjikisht

Trajneri i Kukësit Shpëtim Duro e konsideroi barazimin 2-2 me Teutën si “çështje fati”, por nuk mohoi se skuadra e tij është e mbingarkuar psikologjikisht pas humbjes me Tiranën në minutat e fundit të takimit.

bandicam 2020-02-29 19-18-55-975

“Ndeshja e tretë që Kukësi shpërdoron fitoren – Është ndeshja e tretë që humbim pikët në momentet e fundit. Sigurisht, tek të treja ndeshjet kemi qenë mirë, sidomos në pjesën e dytë. Kanë qenë moemnte shpërqëndrimi. Fati i keq përsëri na dënon në momentin e fundit. Nuk flas për emra, futbolli i ka këto gjëra. Më erdhi keq për Xhikën, bëri një ndeshje shumë të mirë. Na ka shpëtuar. Meritë e portiertit të Teutës që i mohoi golin Abazajt. Kishim mundësi ta mbyllnim takimin.

10 minutat e fundit të mallkuara për Kukësin – Kur s’vjen rezultati, ka dhe gabime. Ka qenë mungesë përqëndrimi, për lojën nuk kam çfarë të them. Po bëhet ngërç psikologjik, është ndeshja e tretë që ndalemi. Janë gjëra që i takojnë futbollit, nuk mund të fajësoj portierin. E vetmja pishman është se kemi patur mundësi ta mbyllnim takimin më herët dhe të fitonim.

Pas ndeshjes me Tiranën, duhej ta fitonim. Sot skuadra ishte e ngarkuar psikologjikisht. Më pëlqeu që skuadra u paraqit mirë, sepse luanim përballë një kundërshtati të vështirë. Nuk e di çfarë të them. Zëvendësimet sot ishin të kushtëzuara. Është problem përqëndrimi”, përfundoi trajneri Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"