1.5 milionë dollarë, shuhen shanset e Tiranës për Albi Allën. Mbrojtësi do të luajë në …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 23:49

1.5 milionë dollarë, shuhen shanset e Tiranës për Albi Allën. Mbrojtësi do të luajë në …

Albi Alla i ka shuar shpresat  skuadrës së Tiranës, duke zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij në Kinë. Mbrojtësi pogradecar ka rinovuar ditën e sotme kontratën me  Shaanxi Chang që militon në ligën e parë kineze.

Albi Alla

Kjo nuk është skuadra e dytë e 26-vjeçarit në kampionatin kinez, pasi më herët ka qenë pjesë e Funde. Kujtojmë që mbrojtësi ishte një nga objektivët e skuadrës së Tiranës, për repartin difensiv, por Alla ka zgjedhur të vazhdojë të jetë pjesë e Shannxi. Në sezonin e kaluar pogradecari u aktivizua 18 ndeshje ku shënoi edhe 2 gola.

alla-590x354

“Panorama Sport” mëson se mbrojtësi ka firmosur për 3 vjet, teksa do të përfitojë 1.5 milionë dollarë. Alla është në menaxhim nga kompania BFM që ka mundësuar transferimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"