ʺDuhet ti japim jetë rezultateve pozitiveʺ, Pirlo flet përpara sfidës së Championsit: Duhet të fitojmë për të vulosur kualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 15:17

ʺDuhet ti japim jetë rezultateve pozitiveʺ, Pirlo flet përpara sfidës së Championsit: Duhet të fitojmë për të vulosur kualifikimin

Pas fitores së çmuar ndaj Kaljarit, skuadra e Juventusit tani hedh sytë për një tjetër fitore në Champions. Kalimi i turit është vetëm një hap larg dhe mund të bëhet realitet që në këtë ndeshje ndaj Ferencvaroshit, ku dhe Barcelona të mos mundet nga Dinamo e Kievit. Andrea Pirlo shfaqet në konferencën për shtyp në vigjilje të kësaj sfide:

pirlo conferenza

 

 

Dëshira e rezultateve – ʺDuhet ti japim jetë rezultateve dhe vazhdimësisë, do të më jepte shumë bezdisje kjo mos arritje e rezultateve. Pa intensitetin e njëjtë nuk do të jemi Juventus. Lojtarët njihen më së miri. Ndeshje pas ndeshje kërkojmë të përmirësohemi. ʺ

Dibala – ʺËshtë duke u përmirësuar. Duhet kohë, por është mirë. Është stërvitur me grupin me vazhdimësi dhe ka lëvizur mirë. Ka rigjetur forcë në këmbët e tij dhe tl shohim nëse do ta nisë si titullar nesër.ʺ

Ferencvarosh – ʺJanë një skuadër e mirë, ndeshjen e kaluar na vendosën në vështirësi dhe po kalojnë një moment të mirë. Duhet të bëjmë mirë dhe të kërkojmë të dërgojmë në shtëpi tri pikët për të vulosur kualifikimin. Nuk duhet të shohim rezultatin e ndeshjes së kaluar me Ferencvaroshin pasi janë dy sfida të ndryshme. Duhet të japim forcë dhe të kemi përqendrimin e duhur për të mos dërguar dëm këtë që kemi arritur.ʺ

Sjellja me Ronaldon – ʺMe të sillem si me të gjithë të tjerët, sepse unë kështu jam. Njësoj me të sepse është kampion, por gjithashtu njësoj edhe me Frabotan dhe Portanovën që janë dy djem të rinj. Kjo ka qenë gjithmonë mënyra ime e të punuarit.ʺ

Bernardeski – ʺBernardeski ka bërë një ndeshje të madhe si ndaj Kaljarit por edhe me kombëtaren e tij. Tani është mirë në aspektin mental që ishte gjëja më e rëndësishme aktualisht, dhe nesër me shumë mundësi mund të ketë një shans për të luajtur titullar.ʺ, përfundon fjalën e tij tekniku bardhezi, Andrea Pirlo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"