Postuar: Qershor 15, 2025 | 21:58
ZYRTARE/ Vllaznia “blindohet” me dëshirat e Martinit, kuqeblutë përforcohen sërish në mbrojtje
Artan Jazxhi është huazuar nga Teuta te Vllaznia. Mbrojtësi do të japë kontributin e tij te kuqeblutë gjatë Europës.

Tjetër dëshirë kjo e trajnerit Martini, që ka punuar më parë me Jazxhin te Teuta. Mbrojtja e Vllaznisë ndërkohë është përforcuar para ndeshjeve të Europës, pasi më parë janë transferuar Hakaj, Kruja dhe Kuro.
Njoftimi i Vllaznisë:
“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me KF Teuta për huazimin e futbollistit Artan Jazxhi. Mbrojtësi 24 vjeçar do të jetë pjesë e skuadrës tonë për Kupat e Europës. Mirë se erdhe!”, shkruan Vllaznia.
PANORAMASPORT.AL













