ZYRTARE/ Vlerësohet 400 mijë euro në treg, Partizani e prezanton dhe “blindon” krahun e majtë të sulmit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2026 | 21:53

ZYRTARE/ Vlerësohet 400 mijë euro në treg, Partizani e prezanton dhe “blindon” krahun e majtë të sulmit

Partizani ka prezantuar Laorent Shabanin. Dhe pse firma ishte hedhur më parë, të kuqtë e ruajtën zyrtarizimin për sot pas David Fadairos. Shabani luan në krahun e majtë të sulmit ku do të ketë konkurrencë me Vusal Isgandarlin. Vlera e tij në tregun e “transfermarkt” është 400 mijë euro.

Screenshot 2026-01-30 155315

Kontrata e firmosur nga Shabani është e vlefshme deri në vitin 2027. 26-vjeçari e ka eksperiencën e parë në Shqipëri.

Tashmë ka mbetur për t’u prezantuar edhe Valentino Murataj. Më parë janë afruar ndërkohë edhe Seku Sidibe me Kamer Qakën.

Njoftimi i Partizanit:

“Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Laorent Shabanin. Ish sulmuesi i ekipit tonë përfaqësues U-21 është zyrtarisht pjesë e të kuqve. 26 vjeçari ka nënshkruar një kontratë për një vit e gjysmë.

Sulmuesi krahut i prezantuar sot nga drejtorit sportiv Agim Ibraimi, është formuar si lojtar në Suedi duke luajtur shumë vite në vendin nordik ku ka spikatur me paraqitjet e tij. Shabani i bashkohet Partizanit si lojtar i lirë pasi mbylli së fundmi bashkëpunimin me ekipin e Norrkoping”.

PANORAMASPORT.AL