Postuar: Janar 14, 2026 | 21:13
ZYRTARE/ Tirana e largoi në “eksodin” e dimrit, pretendentët e Superiores përfitojnë për ta transferuar
Qëndrim Ismajli është zyrtarisht lojtar i Teutës siç “Panorama Sport” kishte paralajmëruar. Durrsakët prezantuan mbrojtësin, që u largua në këtë merkato nga Tirana.

Njoftimi i Teutës:
“Mirë se vjen, Qëndrim Ismajli! Klubi i Futbollit Teuta njofton se mesfushori Qëndrim Ismajli është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës sonë.
26-vjeçari i bashkohet Teutës nga KF Tirana, ku me paraqitjet e tij ka spikatur si një nga lojtarët më të dalluar të kampionatit, duke treguar cilësi, eksperiencë dhe stabilitet në repartin e mesfushës. Mirë se erdhe në Durrës!”

PANORAMASPORT.AL













