Postuar: Tetor 24, 2025 | 21:51
ZYRTARE/ Teuta nuk pyet për fundin e merkatos, sjell brazilianin e Korinthians në Europë
Teuta vijon me transferime, edhe pse merkato është mbyllur. Vitinjo Oliveira afrohet si përforcim nga moshat e Korinthians në Brazil.

20-vjeçari luan në krahun e djathtë të mbrojtjes. Kjo lëvizje vjen pikërisht para ndeshjes me Flamurtarin.
Njoftimi i Teutës:
“ZYRTARE | Vitinho Oliveira bashkohet me Teutën! KF Teuta ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri në skuadër! Mbrojtësi i djathtë brazilian 20-vjeçar Vitinho Oliveira i bashkohet ekipit tonë nga SC Corinthians U-20, ku ka pasur performanca shumë të mira. E gjithë familja blu e mirëpret Vitinho Oliveirën dhe i uron shumë suksese me fanellën e Teutës!”
PANORAMASPORT.AL













