ZYRTARE/ Skënderbeu godet në merkato, transferon për disa muaj sulmuesin e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2026 | 12:55

ZYRTARE/ Skënderbeu godet në merkato, transferon për disa muaj sulmuesin e Superiores

Antonio Delaj është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut. Elbasani ka aprovuar huazimin e sulmuesit deri në fund të sezonit.

Screenshot 2026-01-16 125453

Njoftimi i Elbasanit:

“Antonio Delaj i bashkohet ekipit të KF Skënderbeut në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual”, shkruan klubi verdheblu.

Skënderbeu përforcon kështu repartin ofensiv në krahun e majtë. 22-vjeçari e niste gjithçka te Vllaznia, për t’u transferuar në verë tek Elbasani. Minutat më pas nuk kanë qenë të shumta.

PANORAMASPORT.AL