ZYRTARE/ Pozon edhe me fanellën bardheblu, anësori i majtë firmos me Tiranën si lojtar i lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2025 | 23:43

ZYRTARE/ Pozon edhe me fanellën bardheblu, anësori i majtë firmos me Tiranën si lojtar i lirë

Skuadra e Tiranës ka një armë më shumë për vijimin e sezonit, pasi radhëve të saj u është shtuar edhe Basilio Ndong.

gjhgfhfghgfhgfh

Anësori i majtë ka gjetur akordin me bardheblutë dhe prej ditësh na nisur stërvitjen me ta. Përvecc kësaj, lojtari nga Guinea Ekuatoriale, duket se ka hedhur edhe firmën në kontratë, teksa tashmë në rrjet kanë nisur të qarkullojnë fotot e tij të prezantimit me fanellën bardheblu.

Ndong është afrimi i parë që mban firmën e Omer Bunajkut, drejtorit të ri sportiv të skuadrës bardheblu, i cili e njeh atë që në periudhën kur ishte pjesë e Shkupit. Bunjaku ka insistuar për të afruar anësorin, i cili vjen si lojtar i lirë ndaj mund të regjistrohet menjëherë si pjesë e kontingjentit bardheblu.

PANORAMASPORT.AL