Zbulohet plani për merkaton, Interi dhe Asllani drejt ndarjes përfundimtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2026 | 11:43

Zbulohet plani për merkaton, Interi dhe Asllani drejt ndarjes përfundimtare

Kristjan Asllani është një nga lojtarët i cili nuk shfaqet në planet e Interit. Zikaltërit madje duan shitjen e kartonit të tij, për të përfituar të ardhura që do të përdoren në merkaton e verës.

ASLLANI INTER

Beshiktashi ndërkohë mbetet i interesuar për Asllanin. Sigurisht për një shifër më të ulët se 11 milionë euro, që ishte në klauzolë për blerjen e kartonit.

Kristian Kivu nuk e kishte në plan Asllanin që nga fillimi. Dhe kjo u vërejt te huazimet, fillimisht te Torino dhe më pas Beshiktashi.

Mbetet për t’u mësuar se ku do vazhdojë karriera e Asllanit. Fakt është se mbetet larg kampionëve të Italisë.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL