Partizani “i dha duart”, Isgandarli mendon rikthimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2026 | 10:56

Partizani “i dha duart”, Isgandarli mendon rikthimin

Vusal Isgandarli u largua nga Partizani pasi të kuqtë nuk i rinovuan kontratën. Sulmuesi 30-vjeçar është në kërkim të ekipit të ri. Mundësia mbetet që të rikthehet në Ligën e Parë turke.

isgandarli

Pas Isgandarlit është një klub turk. Bëhet fjalë për Vanspor që bën pjesë në Ligën e Parë turke. Fakt është se Isgandarli e njeh mirë kategorinë në fjalë.

Më parë luante për Boluspor, por edhe Ankara Keciorengucu. Te Partizani u bë golashënuesi kryesor, edhe pse me vetëm 6 gola në 35 ndeshje.

Madje duke luajtur për kryeqytetasit fitoi sërish ftesën e përfaqësuesen e Azerbajxhanit. Tashmë është koha për aventurën e re.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL