EKSKLUZIVE/ Dajsinani drejt largimit? Ja çfarë po ndodh tek Egnatia
Egnatia vazhdon të lëvizë në merkaton e verës, teksa kampionët e Shqipërisë kanë zyrtarizuar një tjetër rikthim në skuadër. Klubi rrogozhinas ka bërë të ditur se portieri Bruno Puja do të jetë sërish pjesë e ekipit, duke u rikthyer pas disa sezonesh larg “Arena Egnatia”. Gardiani shqiptar e njeh mirë ambientin bardhejeshil, pasi ka qenë pjesë e klubit në periudhën 2021-2023, përpara se të transferohej te Bylisi.

Më pas ai u aktivizua në formë huazimi me Erzenin dhe Kastriotin, duke fi – tuar më shumë eksperiencë në elitën e futbollit shqiptar. Rikthimi i tij shihet si një tjetër lëvizje e menduar nga drejtuesit e klubit, të cilët po kompletojnë organikën në çdo repart përpara nisjes së sezonit të ri. Egnatia e prezantoi rikthimin e Pujës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruhej:
“Mirë se erdhe përsëri, Bruno Puja! Bruno Puja rikthehet në familjen bardhejeshile për të vazhduar rrugëtimin me Egnatian. Të urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë kapitull të ri me fanellën kampione!” Një mesazh që konfi rmon besimin e klubit te portieri, i cili rikthehet në Rrogozhinë me synimin për të fi tuar vendin e titullarit.
TRE PORTIERË – Me afrimin e Pujës, Egnatia ka tashmë tre portierë në organikë. Mario Dajsinani, Levan Tandilashvili dhe Bruno Puja do të konkurrojnë për një fanellë titullari, duke krijuar një rivalitet interesant në një nga repartet më delikate të skuadrës. Nevil Dede do të ketë në dispozicion tre alternativa me karakteristika të ndryshme, por është e vështirë të mendohet se të tre do të qëndrojnë deri në fund të merkatos. Kalendari i ngjeshur mund të kërkojë një organikë të gjerë, por prania e tre portierëve me pretendime për të luajtur rregullisht e bën të mundshëm një largim gjatë javëve të ardhshme.
DAJSINANI DREJT SHITJES – Emri që përfl itet më shumë në merkato është ai i Mario Dajsinanit. Portieri 27-vjeçar zhvilloi një sezon shumë të mirë me fanellën e Egnatias dhe ishte një nga pikat më të forta të skuadrës që fi toi titullin kampion. Paraqitjet e tij kanë tërhequr interes edhe nga klube jashtë Shqipërisë dhe nuk përjashtohet mundësia që gjatë kësaj vere të vijë oferta e duhur për kartonin e tij.
Duke qenë në kulmin e karrierës, ky mund të jetë momenti ideal për një transferim jashtë vendit, ndërsa Egnatia do të kishte mundësinë të realizonte një tjetër shitje të rëndësishme. Rrogozhinasit kanë treguar edhe më parë se dinë të bëjnë biznes me portierët e tyre. Vetëm një vit më parë, klubi realizoi një nga transferimet më të rëndësishme të viteve të fundit, duke shitur Alen Sherrin te Kaljari dhe duke arkëtuar një shumë të konsiderueshme. Një skenar i ngjashëm mund të përsëritet edhe me Dajsinanin, nëse interesimi konkretizohet në një ofertë zyrtare.
PANORAMASPORT.AL













