VIDEO/ Askush nuk do e besonte për Turqinë, skualifikimi i dytë nga Botërori është i paprecedent
Turqia është përfaqësuesja e dytë e eliminuar nga Botërori pas Haitit. Një skualifikim që erdhi pas humbjes 0 me 1 ndaj Paraguajt.

Eliminimi është i paprecedent pasi nuk kishte ndodhur në gjithë historinë e Botërorit, që një skuadër të pësonte humbje duke pasur më tepër se 70% mbajtjen e topit dhe mbi 30 gjuajtje. Turqia u përball në dy ndeshje radhazi me të njëjtin fakt, madje pa shënuar asnjë gol.
Dhe më e keqja për Turqinë, që luajti për rreth 60 minuta me një lojtar më shumë. Paraguaj duhet të luante me një lojtar më pak nga minuta e tretë shtesë e pjesës së parë, për shkak kartoni të kuq. Goli i fitores ndërkohë u regjistrua që në minutën e dytë me Galarza.
Në sfidën me Paraguajn u regjistrua 78% mbajtja e topit. Në total ishin 32 goditje, ndërsa asnjëra nuk përfundoi në rrjetë për Turqinë.
Në dy ndeshje, Turqia ka pësuar tre gola me vetëm gjashtë gjuajtje në total drejt portës. Ky eliminim padyshim nuk do harrohet.
Goli i Galarzas: (VIDEO)

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE
PANORAMASPORT.AL













