VIDEO/ Vetëm 3 sekonda larg rekordit, Maroku merr fitore me peshë në Botëror dhe i bën presion Brazilit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2026 | 9:14

VIDEO/ Vetëm 3 sekonda larg rekordit, Maroku merr fitore me peshë në Botëror dhe i bën presion Brazilit

Marokut i ka mjaftuar goli i Saibarit në minutën e dytë për të mposhtur Skocinë. Ndeshja ishte e vlefshme për raundin e dytë të Grupit C.

Screenshot 2026-06-20 091423

Goli u shënua në sekondën e 71-të. Ky bëhet edhe goli i dytë më i shpejtë në historinë e Botërorit nga një përfaqësuese afrikane.

I pari mbetet ai i Asamoah Gian për Ganën kundër Çekisë. Ishte një gol pas 68 sekondave në Botërorin 2006.

Ndeshja për Skocinë ndërkohë ishte për t’u harruar. Gjatë gjithë takimit nuk regjistroi asnjë goditje në portë.

Maroku mban vendin e dytë, pas Brazilit në grup, për shkak golavarazhi. Skocia ndjek me 1 pikë më pak, ndërsa Haiti është eliminuar.

Goli i Saibarit: (VIDEO)

Screenshot 2026-06-20 091257

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE

PANORAMASPORT.AL