ZYRTARE/ Përgatitjet për Europën, Vllaznia prezanton afrimin e fundit në klub

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2026 | 10:19

ZYRTARE/ Përgatitjet për Europën, Vllaznia prezanton afrimin e fundit në klub

Dario Leva është prezantuar nga Vllaznia si përgatitësi i ri atletik. Kuqeblutë ndërkohë po përgatiten për Europën, ku përballë në turin e parë të Ligës së Konferencës kanë Malishevën.

Screenshot 2026-06-20 101108

Njoftimi i Vllaznisë: “Mirë se erdhe, Dario Ieva!  KF Vllaznia ka kënaqësinë të prezantojë pjesëtarin më të ri të stafit teknik, Dario Ieva, i cili do të marrë detyrën e Përgatitësit Atletik të ekipit tonë për sezonin e ri.

I diplomuar në Shkencat Sportive dhe i pajisur me licencat UEFA C dhe UEFA Fitness B, Dario sjell me vete eksperiencë të rëndësishme në futbollin italian dhe atë shqiptar.

Me njohuritë e tij në përgatitjen fizike, analizën e të dhënave sportive, rehabilitimin e dëmtimeve dhe teknologjinë GPS, jemi të bindur se do të japë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e performancës së ekipit. I urojmë Darios suksese dhe mirëseardhje në familjen kuqeblu!”

PANORAMASPORT.AL