VIDEO/ Historike! FIFA ndryshoi rregulloren, gjesti që nuk ishte ndëshkuar asnjëherë sjell kartonin e kuq në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2026 | 10:08

VIDEO/ Historike! FIFA ndryshoi rregulloren, gjesti që nuk ishte ndëshkuar asnjëherë sjell kartonin e kuq në Botëror

Migel Almiron bëhet lojtari i parë në historinë e futbollit, që largohet me karton të kuq pasi mbuloi gojën e tij ndërsa i fliste kundërshtarit. Paraguaj po përballej me Turqinë në Botëror.

Screenshot 2026-06-20 100811

Almiron i Paraguajt mbuloi gojën ndërsa i fliste Mert Muldur. Ky i fundit menjëherë njoftoi arbitrin anësor, i cili edhe ishte më pranë tij.

VAR ndërhyri dhe pasi pa pamjet u tregua kartoni i kuq nga gjyqtari Ivan Barton. Paraguaj po fitonte 1 me 0 ndaj Turqisë, ndërsa ishte minuta e tretë shtesë e pjesës së parë kur kartoni i kuq u tregua.

Rregulli po përdoret për herë të parë në fuboll përmes Botërorit. Ndryshe është edhe “Prestianni Laë”, pasi u bë precedent pas përplasjes me Vinicius që të shtohej në rregulloren e futbollit.

Rezultati nuk ndryshoi. Dhe pse Turqia po luante me një lojtar më shumë për 60 minuta, sërish nuk e gjeti golin. Pas humbjes me Paraguajn u eliminua nga Botërori.

Kartoni i kuq: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL