FOTO+VIDEO/ Rezultati në ndeshjen e fundit të Botërorit nderon futbollistët, federata i shpërblen me dhuratat luksoze që nuk i prisnin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2026 | 11:29

FOTO+VIDEO/ Rezultati në ndeshjen e fundit të Botërorit nderon futbollistët, federata i shpërblen me dhuratat luksoze që nuk i prisnin

Afrika e Jugut i mori pikë Çekisë në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë në grupin A. Edhe pse ndodhet në vendin e fundit, drejtuesit e federatës vendosën t’i shpërblejnë futbollistët për këtë rezultat.0

Lojtarët morën dhurata si bizhuteri luksoze dhe orë të shtrenjta me vlerë mbi 50,000 dollarë secila.

“Lojtarët e Afrikës së Jugut u shpërblyen me bizhuteri dhe ora luksoze me vlerë mbi 50,000 dollarë, pasi siguruan një barazim kundër Republikës Çeke në Kupën e Botës. Dhuratat u dhanë si bonus për performancën e ekipit”, thuhej në postim, i cili u bë shpejt viral.

Futbollistët e Afrikës së Jugut nuk e fshehën kënaqësinë ndërsa morën aksesorët e tyre të rinj dhe të shtrenjtë të modës.

PANORAMASPORT.AL