Tifozët duan Nejmarin, Ançeloti thotë fjalën e fundit te Brazili: Do stërvitet i vetëm një ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2026 | 11:18

Tifozët duan Nejmarin, Ançeloti thotë fjalën e fundit te Brazili: Do stërvitet i vetëm një ditë

Brazili nuk e kishte as në stol Nejmarin për dy ndeshjet e para. Sulmuesi humbi sfidat ndaj Marokut dhe Haitit në Botëror.

Screenshot 2026-06-20 111825

Ekipi i Ançelotit është tashmë në kuotën e 4 pikëve dhe kryeson grupin. Karlo Ançeloti ka zbuluar se Nejmari do të rikthehet ndaj Skocisë.

“Ai është mirë, do të stërvitet i vetëm për një ditë dhe më pas do t’i bashkohet grupit në stërvitje. Do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Skocisë”, u shpreh Ançeloti.

Nejmar duket se ka lënë pas dëmtimet. Sfida me Skocinë është projektuar më 24 qershor.

PANORAMASPORT.AL