Nuk ka probleme te skuadra e Nagelsmanit, Gjermania është gati për ndeshjen me Bregun e Fildishtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2026 | 11:54

Nuk ka probleme te skuadra e Nagelsmanit, Gjermania është gati për ndeshjen me Bregun e Fildishtë

Kombëtarja gjermane ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës kundër Bregut të Fildishtë. Trajneri i përzgjedhjes gjermane, Julian Nagelsman, vazhdon të mos ketë asnjë shqetësim sa i përket dëmtimeve.gjermania

Pas reshjeve të dendura të shiut gjatë natës, qyteti i Uinston Salem u paraqit të premten me mot të ngrohtë dhe lagështi të lartë, kur lojtarët e kombëtares vizituan për herë të fundit fushën stërvitore përpara nisjes drejt Toronto. Të 23 lojtarët e fushës dhe tre portierët, së bashku me portierin stërvitor Jonas Urbig, përfunduan ushtrimet pa asnjë problem të dukshëm gjatë 15 minutave të para të seancës, të cilat ishin të hapura për përfaqësuesit e mediave.

Pas drekës, ekipi u nis në orën 15:00 sipas kohës lokale (21:00 sipas orës së Evropës Qendrore) për një fluturim prej afro dy orësh drejt metropolit kanadez, ku Gjermania do të zhvilloj të shtunën (ora 22:00) ndeshjen e saj të dytë të grupit kundër Bregut të Fildishtë. Pas fitores bindëse 7- 1 në ndeshjen hapëse ndaj Curaçaos, një tjetër triumf do të ishte një hap shumë i rëndësishëm drejt sigurimit të vendit të parë në grup. Një fitore ndaj Bregut të Fildishtë do ta afronte ndjeshëm Gjermaninë me kualifikimi në fazën me eliminim direkt.

Gjithashtu, skuadra e Julian Nagelsmanit synon të ruaj formën e shkëlqyer sulmuese të treguar në sfidën hapëse kundër Curaçaos. Me një kapacitet prej vetëm 45 mijë vendesh, “BMO Field” është stadiumi më i vogël nga 16 arenat që presin ndeshjet e Kupës së Botës. Sektori i tifozëve gjermanë është shitur plotësisht, me 2.500 spektatorë të konfirmuar. Megjithatë, pritet që, ashtu si në ndeshjen e së dielës në Hjuston, shumë mbështetës gjermanë të kenë siguruar biletat e tyre përmes shitjeve të organizuara nga FIFA. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, skuadra gjermane do të rikthehet në Uinston Salem për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

PANORAMASPORT.AL