Ish-kapiteni i Juventusit, Kielini rrëfen sekretin e suksesit: Kam parë kolegë të humbasin gjithçka, paraja…
Xhorxhio Kielini nuk ishte vetëm një lider në fushën e lojës, por edhe një shembull i menaxhimit të zgjuar të karrierës dhe financave personale.
Ish-kapiteni i Juventusit dhe kombëtares italiane ka rrëfyer në podkastin “Smash & Cash” disa nga aspektet më pak të njohura të jetës së tij, duke folur për marrëdhënien me paranë, edukimin familjar, investimet dhe gabimet që ka parë te shumë kolegë gjatë viteve. Në një intervistë të sinqertë, Kielini tregoi se suksesi ekonomik nuk e ka ndryshuar kurrë mënyrën e të jetuarit, pasi vlerat e marra në familje e kanë ndihmuar të mbetet gjithmonë me këmbë në tokë.
Fëmijëria dhe raporti i parë me paranë
Ish-mbrojtësi kujton se kontaktet e para me paranë kanë qenë shumë të thjeshta dhe tipike për një fëmijë. Ai kërkonte para nga nëna ose gjyshja për të blerë një akullore apo për të kaluar kohë në sallat e lojërave. Sipas tij, familja nuk ka qenë kurrë e pasur në kuptimin e luksit, por as nuk ka përjetuar vështirësi ekonomike. Kjo bëri që ai të mos krijonte një obsesion për paranë dhe të mos e konsideronte atë si objektivin kryesor të jetës. “Kam pasur gjithçka që më nevojitej. Nuk kam qenë i apasionuar pas modës apo gjërave të shtrenjta. Më pëlqente futbolli dhe koha me miqtë”, tregoi ai.
Edukimi familjar që i ndryshoi jetën
Kielini e konsideron familjen si faktor vendimtar në formimin e karakterit të tij. Edhe kur nisi të f tonte para nga futbolli në moshën 16-vjeçare, prindërit nuk e lejuan që kjo ta ndryshonte mënyrën e jetesës. Ai shpjegoi se çdo pagesë që merrte depozitohej në bankë, ndërsa vazhdonte të jetonte nën të njëjtat rregulla si vëllai i tij binjak, Klaudio. Nëna e tij ishte veçanërisht e kujdesshme që fama dhe fi timet e hershme të mos ndikonin në edukimin e tij. “Prindërit donin që unë dhe vëllai im të rriteshim me të njëjtat vlera. Futbolli më jepte të ardhura, por nuk ishte arsye për të ndryshuar sjelljen apo stilin e jetës”, shpjegoi ai.
Nga futbollisti i ri te investitori me vizion
Me kalimin e viteve dhe rritjen e pagës, Kielini e kuptoi se duhej të mendonte seriozisht për të ardhmen. Ai pranon se menaxhimi i shumave të mëdha nuk është i lehtë, por falë këshillave të duhura dhe një mentaliteti të disiplinuar, arriti të ndërtonte një plan afatgjatë. Pas transferimit te Juventusi, ai filloi të investonte në pasuri të paluajtshme dhe në projekte të sigurta fi nanciare. Madje, para se të mbushte 25 vjeç, kishte përgatitur një plan të detajuar për dhjetë vitet e ardhshme. “Që në fillim objektivi im ishte të përfundoja karrierën pa borxhe dhe me një bazë të fortë ekonomike për familjen time. Nuk doja të mbërrija në fund të karrierës dhe të fi lloja gjithçka nga e para”, tha ai.
“Kam parë kolegë që kanë humbur gjithçka”
Një nga momentet më të forta të intervistës ishte kur Kielini foli për futbollistët që, pavarësisht fi timeve të mëdha, kanë përfunduar në vështirësi financiare. Sipas tij, problemi nuk qëndron gjithmonë te luksi apo shpenzimet e tepërta, por te mungesa e planifi kimit. “Kam parë kolegë që kanë humbur gjithçka. Në shumë raste nuk ka ndodhur sepse kanë bërë jetë ekstravagante, por sepse nuk kishin një strategji për të ardhmen. Nuk mendonin se karriera përfundon dhe se pas futbollit duhet të vazhdosh të jetosh”, tregoi ai. Kielini shtoi se ka pasur fatin të punojë me këshilltarë fi nanciarë të besueshëm, por gjithmonë ka kërkuar të kuptojë vetë logjikën e investimeve dhe rreziqet e tyre.
Ferrari, orët luksoze dhe pasionet personale
Edhe pse njihet për karakterin e tij racional, Kielini pranon se ka pasur disa pasione të kushtueshme. Dashuria më e madhe kanë qenë makinat sportive. Ai zbuloi se supermakinën e parë e bleu në moshën 24-vjeçare dhe se gjatë viteve ka pasur tre Ferrari. Megjithatë, ai e konsideron këtë një kënaqësi të kontrolluar dhe jo një çmenduri fi nanciare. Më vonë, pas të 30-ave, lindi edhe pasioni për orët luksoze, por sërish pa e humbur sensin e masës. “Kam pasur disa kënaqësi, por kurrë nuk kam menduar se duhet të shpenzoj vetëm sepse mundem. Gjithmonë jam përpjekur të ruaj ekuilibrin”, tha ai. Përgjigjja për Kristiano Ronaldon dhe çmimin e famës Gjatë intervistës, Kielini komentoi edhe deklaratat e Kristiano Ronaldos, i cili ka pranuar se do të hiqte dorë nga një pjesë e pasurisë së tij për të pasur më shumë privatësi. Ish-mbrojtësi italian tha se e kupton plotësisht portugezin, pasi fama e Ronaldos është në një nivel që shumë pak sportistë e kanë përjetuar. “Unë mund të eci në qendër të qytetit, të shkoj në supermarket, në restorant apo të çoj vajzat në aktivitetet e tyre. Kristiano nuk mund ta bëjë këtë me të njëjtën liri. Ai ka jetuar në një nivel krejt tjetër të famës globale”, u shpreh Kielini.
“Paraja është mjet, pasuria e vërtetë është koha”
Në fund, Kielini dha edhe fi lozofi në e tij për paranë dhe suksesin. Për të, paratë nuk janë një destinacion, por një mjet që të ndihmon të jetosh më mirë dhe të marrësh vendime me më shumë liri. “Paraja të jep pavarësi dhe mundësinë për të thënë atë që mendon pa frikë. Por ajo sjell edhe përgjegjësi. Nuk është qëllimi i jetës. Pasuria më e madhe është koha, sepse është i vetmi burim që nuk mund ta blesh”, tha ai. I pyetur se si do ta imagjinonte paranë nëse do të ishte një person, Kielini dha një përgjigje që përmbledh të gjithë filozofi në e tij: “Do të ishte një njeri i besueshëm. Ndonjëherë një mik, ndonjëherë një këshilltar dhe ndonjëherë një ‘grerëz që të fl et në vesh’, që të kujton të mos humbasësh drejtimin.
PANORAMASPORT.AL













