Do të ishte historike! Boksieri shqiptar i përgjigjet Tajson Fjurit: Më dërgo kontratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2026 | 12:44

Do të ishte historike! Boksieri shqiptar i përgjigjet Tajson Fjurit: Më dërgo kontratën

Mendimi për një duel historik në peshat e rënda është hedhur. Bëhet fjalë për përballjen mes boksierit shqiptar Nelson Hysa dhe britanikut Tajson Fjuri.

Screenshot 2026-06-20 124355

Vetë Hysa reagoi pasi u përmend si kundërshtar i mundshëm i Fjurit. “Tajson Fjuri, çfarë kënaqësie që të përmendesh si kundërshtari yt i mundshëm. Do të ishte nder që të ndaja ringun me një legjendë si ti. Jam gati, po punoj fort çdo ditë, dhe nëse mundësia vjen, më dërgo kontratën”, shprehet boksieri shqiptar.

Më parë, Fjuri deklaronte: “Dhe Nelson ka qenë një nga emrat për të cilin është folur. Është i renditur lart dhe i pamposhtur, artist në KO. Ndaj ka qenë një nga djemtë për të cilët është folur gjithashtu”.

Kujtojmë se përpara është një tjetër sfidë e madhe për një boksier shqiptar. Kristian Prenga do të përballet me Antoni Xhoshua.

PANORAMASPORT.AL