VOLEJBOLL FEMRA/ Liga Europës 2026, Shqipëria mposhtet në shifrat 1-3 nga Austria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2026 | 12:30

VOLEJBOLL FEMRA/ Liga Europës 2026, Shqipëria mposhtet në shifrat 1-3 nga Austria

Shqipëria e volejbollit të vajzave ka zhvilluar dje ndeshjen e saj të pestë në fazën e grupeve të Ligës së Europës 2026. Këtë herë turneu u transferua me grumbullim në Tiranë, me takimin Shqipëri-Austri në sallën “Feti Borova”.

VOL

Ndonëse zhvilluan një paraqitje më të mirë se në ndeshjet paraardhëse, vajzat kuqezi nuk arritën që të merrnin rezultat pozitiv, me austriaket që fituan me rezultatin 1-3, pas një sfide që zgjati 133 minuta. Për Shqipërinë ky ishte seti i parë i fituar në këtë kompeticion. Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga italiani Mikelanxhelo Maxhaleti, u fut mirë në lojë, me setin e parë që dhuroi rivalitet.

Por, në momentet finale të setit, Austria u tregua më e saktë, për ta marrë fraksionin e parë 23- 25. Shqipëria u rrit në lojë në setin e dytë, duke kryesuar vazhdimisht, për tu shpërblyer me fitoren e merituar 25- 23, për të barazuar 1-1 me sete. Vajzat kuqezi mbajtën ritëm shumë të mirë edhe në setin e tretë, një set ofroi emocione dhe një seri të gjatë barazimesh në pikë. Për të përcaktuar fituesin u nevojitën pikët shtesë, set që u mbyll 26-28 për austriaket.

Në të katërtin loja nuk pati histori, pasi Austria komandoi që në fillim, duke fituar thellë 15- 25, për të vulosur suksesin final. Kora Schaberl ishte lojtarja e ndeshjes, duke spikatur me 28 pikë të realizuara në triumfin e Austrisë. Për Shqipërinë shënuesja më e mirë ishte Irsa Metanj, autore e 12 pikëve.

Një fitore që e mban në lojë Austrinë për një vend në fazën finale të kompeticionit. Nga ana tjetër, Shqipëria mbetet në zonën e skuadrave me zero pikë, por tashmë arrin që të prishë kolonën zero të seteve të fituara. Grumbullimi në Tiranë do të vijojë sot me ndeshjen Suedi-Austri në orën 16:00, ndërsa Shqipëria do të rikthehet në parket të dielën për ndeshjen e fundit kundër Suedisë, takim që do të nisë në orën 16:00.000

PANORAMASPORT.AL