Postuar: Qershor 20, 2026 | 13:17
ZYRTARE/ Ishte rival i Besëlidhjes, klubi lezhjan përforcohet me futbollistin nga Kolumbia
Besëlidhja ka prezantuar Jesus Manuel Zabala Guilin. 25-vjeçari ishte për herë të fundit pjesë e Terbunit.

Futbollisti nga Kolumbia i bashkohet Besëlidhjes në Kategorinë e Parë. Klubi lezhjan e prezantoi duke treguar klubet më të cilat ka luajtur jashtë Shqipërisë.
Njoftimi i Besëlidhjes: “Jesus Manuel Zabala Guillin është zyrtarizimi i fundit për klubin tonë. Kolumbiani Zabala luan në repartin difensiv dhe ka luajtur më herët me klube si Atletico Nacional, Fortaleza CEIF, Llaneros FC”.

PANORAMASPORT.AL













