ZYRTARE/ Përsëritet dështimi epik i Final Four, një ndeshje vendimtare do të luhet… kot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2025 | 0:01

ZYRTARE/ Përsëritet dështimi epik i Final Four, një ndeshje vendimtare do të luhet… kot

Superiorja mbylli sot javën e 36-të dhe të fundit për këtë sezon. Katër klubet që do të marrin pjesë në Final Four janë Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani.

Final-FOur-2048x1152

Verdiktet e këtij sezoni kanë bërë që skema e Final Four të dështojë zyrtarisht sërish. Gjithçka lidhet me finalen e Kupës, pasi edhe aty janë dy skuadra të Final Four, pikërisht Egnatia dhe Dinamo.

Në këtë mënyrë, është e sigurt që finalja për vendin e tretë do të luhet… kot. Supozohej që një ndeshje e tillë të vendoste skuadrën e fundit që do të merrte pjesë në Europë.

Tashmë dihet që Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani nuk do të jenë vetëm në Final Four, por edhe përfaqësuesit e Shqipërisë në Europë. I njëjti skenar ndodhi edhe në sezonin e kaluar, kur para Final Four dihej që Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Tirana do të ishin pjesë e Europës. Ndeshja që u luajt për vendin e tretë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë nuk pati vlerë.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL