Postuar: Shtator 12, 2025 | 22:05
ZYRTARE/ Përforcohet Teuta, prezanton mesfushorin që u largua si i padëshiruar nga kampionët
Daniel Uotlai është lojtari më i ri i Teutës. Durrsakët kanë prezantuar sot mesfushorin, siç “Panorama Sport” kishte paralajmëruar.

Uotlai u largua si i padëshiruar nga Egnatia, edhe pse kishte dy vite të tjera kontratë. Teuta përfitoi nga ky rast për të përforcuar skuadrën me nigerianin 22-vjeçar.
Njoftimi i Teutës:
Mesfushori nigerian Daniel Wotlai ka firmosur me Teutën dhe do të jetë pjesë e ekipit tonë për sezonin 2025-2026!
I ardhur nga Egnatia, Wotlai është një mesfushor difensiv që sjell fleksibilitet, siguri dhe përvojë në repartin tonë të mesfushës.
Një përforcim me shumë vlera për objektivat tona ambicioze në sezonin e ri!
PANORAMASPORT.AL













