ZYRTARE/ Përforcim para Elbasanit, skuadra e Superiores prezanton dy afrimet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2025 | 21:49

ZYRTARE/ Përforcim para Elbasanit, skuadra e Superiores prezanton dy afrimet e fundit

Bylisi ka prezantuar dy afrimet e fundit në skuadër. Bëhet fjalë për një portieri dhe një sulmmues. Të dy lojtarët do të jenë gati për sfidën ndaj Elbasanit.bylisPostimi i plotë

✍️NJOFTIM!

🤝Bylisi prezanton dy afrimet e fundit

FK BYLIS zyrtarizon dhe prezanton dy afrimet e fundit, portierin gjigant, 1,94m Toni Batista, nga Brazili, me eksperiencë dhe me një “CV” të pasur, pasi ka luajtur në të shkuarën në: Seria B Brazil, Iran, Arabi dhe Portugali.

Lojtari tjetër është sulmuesi nigerian Ibrahim Mustafa, që ka luajtur në Superligën e Nigerisë, por ka zhvilluar dhe 4 ndeshje me përfaqësuesen e shtetit të tij. Të dy lojtarët janë vënë nën urdhrat e stafit mallakastriot dhe do të jenë gati për sfidën ndaj Elbasanit.

I urojmë mirëseardhjen në familjen bardhekuqe.


View this post on Instagram

A post shared by FK BYLIS (@bylisal)

PANORAMASPORT.AL