ZYRTARE/ Për 5 vite ishte i Vllaznisë, sulmuesi e mbyll me klubin ku firmosi në verë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2026 | 8:57

ZYRTARE/ Për 5 vite ishte i Vllaznisë, sulmuesi e mbyll me klubin ku firmosi në verë

Eskperienca e Mehdi Çobës me Gjilanin në Kosovë ka zgjatur vetëm 6 muaj. Klubi njoftoi dje ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin 25-vjeçar.

Screenshot 2026-01-13 085720

Çoba mbahet mend për eksperiencën te Vllaznia. Aty ku qëndroi për 5 vite para se të transferohej te Gjilani.

Njoftimi i Gjilanit:

“Njoftim zyrtar | Ndahen rrugët në mirëkuptim me futbollistin Mehdi Çoba

Sport Club Gjilani njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin Mehdi Çoba, me marrëveshje të përbashkët mes palëve. Vendimi për ndarjen vjen në mirëkuptim të plotë, duke i hapur rrugë futbollistit që të kërkojë një ambient ku do të ketë më shumë hapësirë për aktivizim të vazhdueshëm në vazhdim të karrierës së tij.

25 vjeçari iu bashkua “kuqebardhëve” në afatin kalimtar të verës, derisa u paraqit në tetë ndeshje zyrtare, duke përfshirë edhe duelin e kupës. Gjatë kësaj kohe, futbollisti shkodran tregoi profesionalizëm dhe përkushtim të lartë për fanellën.

SC Gjilani e falënderon Mehdi Çobën për angazhimin, profesionalizmin dhe korrektësinë e treguar gjatë kohës që ishte pjesë e klubit, duke i uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale.

Zyra për Informim dhe Komunikim, 12 Janar, 2026”.

PANORAMASPORT.AL