ZYRTARE/ Partizani shkarkon Veselinoviç: Rezultate të papranueshme, mungesë karakteri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2025 | 21:20

ZYRTARE/ Partizani shkarkon Veselinoviç: Rezultate të papranueshme, mungesë karakteri

Klubi i Partizanit ka bërë të ditur se ka shkarkuar nga drejtimi trajnerin Aleksandar Veselinoviç. Vendimi i klubit erdhi pas rezultateve të fundit të të kuqve, të cilët kanë dalë nga gara për kreun dhe mund të rrezikojnë edhe praninë në “Final Four”

veselinovic demi

Klubi, nëpërmjet komunikatës së shpërndarë në rrjetet sociale ku bëri të ditur vendimin, i ka cilësuar rezultatet e papranueshme, por sidomos ka theksuar se skuadra ka shfaqur mungesë karakteri në fushën e lojës.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

Klubi i Futbollit Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Aleksandar Veselinović për shkak të rezultateve të dobëta. Vendimi i marrë pas humbjes së sotme, bazohet tek rezultatet e papranueshme të kohëve të fundit, dhe mbi të gjitha në mungesën e lojës dhe karakterit  që duket të shprehi ekipi i Partizanit në fushën e blertë.

Trajnerit Veselinovic i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.

Duke filluar nga dita e nesërme, ekipi do të nis përgatitjet me përqëndrim maksimal për të luftuar deri në fund si në Kupë edhe në Kampionat dhe për ta kthyer PARTIZANIN ATY KU I TAKON… P.M.T.P.

asdssdsddss

PANORAMASPORT.AL