ZYRTARE/ Partizani prezanton drejtorin teknik, ish-futbollisti i kuq merr postin e rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2025 | 22:26

ZYRTARE/ Partizani prezanton drejtorin teknik, ish-futbollisti i kuq merr postin e rëndësishëm

Tjetër zyrtarizim në radhët e Partizanit. Pas trajnerit Skënder Gega, klubi i kuq ka prezantuar ditën e sotme edhe Sokol Haxhian, i cili do të mbajë postin e drejtorit teknik.

Sokol Haxhia Partizani

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas bën me dije se ish-futbollisti i klubit të kuq rikthehet në shtëpi pas një karriere të gjatë në menaxhim. 

Haxhia sot ka filluar punën së bashku me drejtorin sportiv Arbër Abilaliaj dhe përgjegjësin e skautimit Altin Ferat. 

NJOFTIMI I KLUBIT: 

 Sokol Haxhia është zyrtarisht Drejtori Teknik i FK Partizanit. Ish-futbollisti i klubit të kuq rikthehet në shtëpi pas një karriere të gjatë në menaxhim. Haxhia sot ka filluar punën së bashku me Drejtorin Sportiv Arbër Abilaliaj dhe përgjegjësin e Skautimit Altin Ferat për forcimin jo vetëm të ekipit të parë të Partizanit, por edhe të ekipit B dhe Akademisë tonë…

PANORAMASPORT.AL