ZYRTARE/ Largimi i papritur nga Partizani, sulmuesi transferohet te klubi që u bë pjesë e historisë në Europë
Blesing Eleke është transferuar te Hamrun Spartans në Maltë. Sulmuesit nigerian nuk iu preferua rinovimi i kontratës pas sezonit të kaluar, kështu u largua. Pas eksperiencës së dështuar në Hungari, ka zgjedhur klubin e ri.

Bëhet fjalë për Hamrun, që është bërë pjesë e historisë në Europë, duke marrë pjesë në grupet e Ligës së Konferencës. Kështu njihet si klubi i parë maltez, që arrin grupet e Europës.
Njoftimi i klubit:
“Hamrun Spartans njofton transferimin e Blesing Eleke! Sulmuesi i qendrës, 29-vjeçari, i bashkohet ekipit tonë duke sjellë një përvojë të pasur ndërkombëtare nga Europa dhe më gjerë. Prania e tij fizike dhe cilësitë sulmuese do të forcojnë repartin ofensiv. Blesing, mirë se erdhe në shtëpi!”
PANORAMASPORT.AL













