ZYRTARE/ Largim me peshë nga Vllaznia, sulmuesi ndërpret pas 5 vitesh bashkëpunimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2025 | 21:41

ZYRTARE/ Largim me peshë nga Vllaznia, sulmuesi ndërpret pas 5 vitesh bashkëpunimin

Tashmë është zyrtare, Mehdi Çoba nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Ka qenë klubi shkodran, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit pas plot 5 vitesh.

COBA BALAJ 

Vllaznia e ka falenderuar Çobën për kontributin e dhënë dhe i ka uruar suksese në karrierën e tij të mëtejshme.  

Coba

Në total sulmuesi 25-vjeçar numëron 110 ndeshje në Superiore me Vllazninë, ku shënoi 9 gola dhe dhuroi 8 asiste si dhe 25 ndeshje në Kupë dhe 9 në Europë. Në total, në të gjitha kompeticionet, Çoba arriti të shënonte 14 gola si dhe prodhoi 11 asiste.

PANORAMASPORT.AL