ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Partizani kthen përsëri golashënuesin brazilian të vitit të titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2025 | 18:43

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Partizani kthen përsëri golashënuesin brazilian të vitit të titullit

Viktor Da Silva është përsëri i kuq. Sulmuesi brazilian, ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, është bërë përsëri pjesë e Partizanit, duke nënshkruar me kryeqytetasit për të cilët ka luajtur edhe në sezonin 2022-2023, duke u shpallur kampion.

da silva

Më pas ai ishte larguar nga Shqipëria, për t’u kthyer përsëri në merkaton e janarit të këtij viti, kur iu bashkua Bylisit me të cilin luajti pjesën e dytë të sezonit.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

FK Partizani ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e Victor Da Silva në familjen e kuqe.

Pas aventurës së suksesshme në sezonin 2022-2023, ku kontribuoi në fitimin e titullit të 17-të kampion të Shqipërisë, sulmuesi brazilian rivesh fanellën e kuqe.

Da Silva ka nënshkruar një kontratë 1+1 dhe sot i është bashkuar grupit në seancën e radhës stërvitore.

PANORAMASPORT.AL