Postuar: Gusht 27, 2025 | 22:24
ZYRTARE/ Klubi i Superiores firmos me një nigerian, mbrojtësi del që sot në stërvitje
Klubi i Superiores, Vora ka njoftuar firmën me futbollistin nga Nigeria, Chibuike Prestige. Mbrojtësi do ti bashkohet vorakëve ditën e sotme në stërvitje.
NJOFTIMI
Ashtu siç ishte paralajmëruar më datë 8 gusht, futbollisti Chibuike Prestige pas marrjes së vizës ka mbërritur sot në Vorë dhe ka firmosur kontratën me ekipin tonë. ✍️🏽⚪️🔵
Lojtari do t’i bashkohet skuadrës në seancën stërvitore të pasdites së sotme.
PANORAMASPORT.AL













