ZYRTARE/ Ishte me “valixhe” në duar prej kohësh, klubi i Superiores konfirmon largimin e një prej sulmuesve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2026 | 22:33

ZYRTARE/ Ishte me “valixhe” në duar prej kohësh, klubi i Superiores konfirmon largimin e një prej sulmuesve

David Fadairo nuk është më pjesë e Teutës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi durrsak përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Sulmuesi erdhi në Durrës gjatë verës dhe largohet pa lënë gjurmë.fadairoNjoftimi i plotë

KF Teuta njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin David Fadairo.

Klubi dëshiron ta falenderojë Davidin për kontributin e dhënë, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës që mbrojti ngjyrat e skuadrës sonë.

I urojmë shumë suksese dhe fat në hapat e mëtejshëm të karrierës së tij sportive!

Thank you David! 💙


PANORAMASPORT.AL