Postuar: Janar 28, 2025 | 13:40
ZYRTARE/ I përfundon kontrata, klubi i Superiores njofton largimin e mesfushorit pas 5 sezonesh
Xhoele Maçolli largohet nga Bylisi pas një eksperience për 5 sezone. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi ballshiot përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë
✍️Njoftim!
FK BYLIS bën me dije se, pas përfundimit të kontratës, mesfushori Xhoeli Maçolli nuk do të jetë më pjesë e familjes bardhekuqe. Maçolli mbajti veshur fanelën e klubit tonë për 5-sezone.
FK BYLIS e falënderon për kontributin dhe i uron suksese në vijimin e karrierës!
PANORAMASPORT.AL













