ZYRTARE/ Goditja e radhës e bujshme e Dinamos, presidenti Bardhi i kompleton sulmin Ilir Dajës
Saliu Guindo është zyrtarisht lojtar i Dinamos. Sulmuesi ishte pjesë e Egnatias para se të mbyllte bashkëpunimin këtë verë.

Te Dinamo afrohet si zëvendësues i Itodo Mandelës. Ky i fundit e vazhdon karrierën në Ukrainë. Kështu pas Bernard Berishës, Guindo mund të thuhet se ka plotësuar sërish sulmin e dinamovitëve, ndërsa në prag është ndeshja me Jagiellonian.
Njoftimi i Dinamos:
“Saliou Guindo është përforcimi i radhës për skuadrën tonë. Futbollisti 28-vjeçar ka bërë prezantimin me fanellën e Dinamo City dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.
Pas Bernard Berishës, presidenti Adrian Bardhi bën një tjetër goditje, duke kompletuar sulmin blu me një element të rëndësishëm.
Guindo e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar, pasi është aktivizuar me disa skuadra, së fundi me Egnatian. Ai ka pasur po ashtu edhe disa eksperienca në kampionate të tjera të huaja.
Mirë se vjen dhe suksese me fanellën blu, Saliou Guindo!”
PANORAMASPORT.AL













