ZYRTARE/ Fitoi titullin kampion me Milanin dhe luajti me Tiranën, anësori i sulmit gjen skuadër të re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2025 | 11:11

ZYRTARE/ Fitoi titullin kampion me Milanin dhe luajti me Tiranën, anësori i sulmit gjen skuadër të re

Namdi Oduamadi është një emër i dëgjuar te Tirana e sezonit 2018/19. Anësori i sulmit u transferua te Tirana, pas disa huazimeve nga Milani te skuadrat e tjera.

Screenshot 2025-11-23 111050

35-vjeçari tashmë ka gjetur ekip të ri. Futbollisti i lindur në Nigeri do të luajë për Civitavekian në Itali.

Oduamadi ishte edhe pjesë e Milanit në edicionin 2010/11, kur kuqezinjtë fituan titullin kampion. Asokohe madje merrte minuta në një prej ndeshjeve të fillimit.

PANORAMASPORT.AL