ZYRTARE/ Firmos kontratë 4-vjeçare, Partizani prezanton mesfushorin nigerian
Partizani ka prezantuar afrimin e ri në skuadër dhe bëhet fjalë për lojtarin Kazem Ogunleje. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i kuq përmes një postimi në rrjetet sociale.
POSTIMI I PLOTË
🆕️ 𝐖𝐄𝐋𝐂𝐎𝐌𝐄 𝐊𝐀𝐙𝐙𝐄𝐌 𝐎𝐆𝐔𝐍𝐋𝐄𝐘𝐄 🇳🇬
✍️ Partizani konkretizon me sukses transferimin e lojtarit Kazzem Ogunleye. Mesfushori ofensiv 18 vjeçar i bashkohet të kuqve pasi ka mbyllur pozitivisht eksperiencën me Enugu Rangers, skuadër me të cilën fitoi titullin kampion të Nigerisë.
Një prej talenteve premtuese të futbollit Nigerian dhe njëkohësisht kontigjent i ekipit përfaqësues të Nigerisë Ogunleye ka nënshkruar me Partizanin një kontrate 4 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
#WelcometotheredfamilyKazzemOgunleye💪
#MirësevjennëfamiljenekuqeKazzemOgunleye💪
PANORAMASPORT.AL













