ZYRTARE/ Etieni “tradhton” familjen Tare, firmos me Tiranën duke thyer traditën e kuqe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2025 | 21:31

ZYRTARE/ Etieni “tradhton” familjen Tare, firmos me Tiranën duke thyer traditën e kuqe

Etien Tare është zyrtarisht lojtar i Tiranës. Sulmuesi 21-vjeçar vesh fanellën bardheblu duke thyer traditën e kuqe në familjen e tyre.

Screenshot 2025-07-14 133039

Igli Tare dhe i ati, Isa Tare, kanë qenë pjesë e Partizanit më parë. Tashmë një prej kësaj familje vesh fanellën e Tiranës.

Njoftimi i Tiranës:

“Mesfushori premtues Etienne Tare është zyrtarisht pjesë e familjes bardheblu. Me energji, vizion dhe dëshirë për të dhënë maksimumin, ai i bashkohet Tiranës për sezonin e ri!

Me një profil të qartë teknik dhe një mentalitet serioz pune, Tare vjen te Tirana si një futbollist me perspektivë, i gatshëm të japë kontributin e tij.

Transferimi i Etienne Tares është një investim në vazhdimësinë dhe cilësinë, duke ndjekur filozofinë e klubit për të afruar lojtarë me potencial të madh zhvillimi, të cilët ndajnë vlera dhe përkushtim ndaj fanellës”, shkruan klubi bardheblu.


View this post on Instagram

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

PANORAMASPORT.AL