Postuar: Korrik 1, 2025 | 10:48
ZYRTARE/ E papritur! Albion Marku del lojtar i lirë, “okazion” për Superioren
Albion Marku u largua vjet në verë nga Dinamo për të vazhduar karrierën jashtë vendit.
Mbrojtësi i cili spikati sezonet e fundit në kampionatin shqiptar iu bashkua ETO FC Gior. Pavarësisht performancave të tij dhe 1 vit mbetur në kontratë, klubi hungarez ka njoftuar largimin e futbollistit shqiptar. Diçka e papritur kjo, por ndoshta Marku mund të kthehet në Superiore. Gjithçka pritet të jetë më e qartë në ditët në vijim.
REAGIMI
Gjithë të mirat, @albionmarkuu 🫶
Faleminderit për punën tënde të palodhur me të gjelbrat dhe të bardhat dhe të uroj fat në kapitullin tënd të ardhshëm💚🤍
#Faleminderit #csakazETO #hajráETO
PANORAMASPORT.AL













