Postuar: Janar 27, 2026 | 23:26
ZYRTARE/ E donte Tirana dhe e mori Egnatia, mesfushori që u shpall kampion në Superiore mbetet pa ekip
Alesandro Ahmetaj është zyrtarisht pa ekip. Mesfushori që dikur kërkohej nga Tirana, por arrinte akordin me Egnatian, e ka mbyllur me ND Goricën në Slloveni.

26-vjeçari e mbyll me kujtimin e 13 ndeshjeve ku shënoi edhe dy gola. Ahmetaj luante edhe me Flamurtarin në Kategorinë e Parë, ndërsa u largua pasi ekipi u rikthye në Superiore.
Periudhën e trofeve e pati pikërisht me Egnatian. Aty ku fitoi kampionatin, Kupën dhe Superkupën.
PANORAMASPORT.AL













