ZYRTARE/ Bylisi godet në merkato, ballshiotët transferojnë futbollistin që u shpall kampion me skuadrën shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2025 | 21:15

ZYRTARE/ Bylisi godet në merkato, ballshiotët transferojnë futbollistin që u shpall kampion me skuadrën shqiptare

Mbrojtësi Darko Ileiski është përforcimi i Bylisit në merkaton e janarit. 29-vjeçari, i cili në sezonin 2022/2023 u shpall kampion me skuadrën shqiptare të Struga Trim & Lum në elitën e futbollit maqedonas, ka vendosur të nisë një aventurë të re në Shqipëri, duke iu bashkuar skuadrës ballshiote.  

1732287177084

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bylisi bën me dije se Ilieski nga nesër do të jetë nën urdhrat e trajnerit Nevil Dede.  

Futbollisti maqedonas aktivizohet si mbrojtës qendre, por mund të përshtatet edhe në krahun e djathtë. Së fundmi ai ishte pjesë e skuadrës Istiqlol në Taxhikistan, ndërkohë që ka mbajtur veshur edhe fanellën e Shkupit, Pobedës, Metalurg, Shirak, Koper, Tikvesh, Pelister.  

PANORAMASPORT.AL