ZYRTARE/ Arsid Kruja konfirmon largimin nga Teuta: Jam gati për sfidën e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2025 | 21:53

ZYRTARE/ Arsid Kruja konfirmon largimin nga Teuta: Jam gati për sfidën e radhës

Arsid Kruja nuk është më futbollist i Teutës. Nëpërmjet një postimi në rrjetet zyrtare, shkodrani komunikoi largimin nga durrsakët pas plot 2 vitesh. Kruja ka shprehur mirënjohje për këtë eksperiencë, teksa bën me dije se është lojtar i lirë dhe gati për sfidën e radhës.  

KRUJA

STATUSI I ARSID KRUJËS:  

Pas dy viteve plot emocione, sfida, fitore e sakrifica me KF Teuta, dua të falenderoj nga zemra çdo njeri brenda këtij klubi. 

Lojtarët që u bënë si vëllezër për mua, trajnerët që më besuan dhe më ndihmuan , drejtuesit që më mbështetën në çdo moment veçanarisht Presidentin Edmond Hasanbelli dhe tifozët që na qëndruan pranë me zemër të madhe. 

I jam pafundësisht mirënjohës ketij ekipi për çdo kujtim që do ta mbaj gjithmonë me vete. 

Nga sot, jam lojtar i lirë dhe gati për sfidën e radhës, me të njëjtën dashuri dhe përkushtim që kam pasur gjithmonë për këtë sport. 

Faleminderit KF Teuta , do të mbetesh gjithmonë një pjesë e historisë sime! 

Me respekt Arsid Kruja 

WhatsApp Image 2025-05-22 at 21.41.36

PANORAMASPORT.AL