LIVE PORTUGALI-SPANJË/ Shkelmohet topi i parë, nis dueli spektakolar mes pretendentëve europianë për Botërorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 21:00

LIVE PORTUGALI-SPANJË/ Shkelmohet topi i parë, nis dueli spektakolar mes pretendentëve europianë për Botërorin

Portugali-Spanjë është cilësuar si finalja e parakohshme e Botërorit. Të dyja skuadrat do të përballen në orën 21:00, ku do të kërkojnë një biletë për çerekfinalen e turneut. gfh

Kjo do të jetë përballja e parë mes luzitanëve dhe iberikëve, pas finales së Ligës së Kombeve të vitit të kaluar, ku në fund triumfoi skuadra e Roberto Martinezit.

Kombëtarja e Ronaldos e kaloi me vështirë Kroacinë ndërsa nga ana tjetër “La Roja” mposhtën lehtësisht Austrinë, për tu sfiduar me njëra-tjetrën në Teksas.

Edhe pse Portugalia triumfoi vjet në finale, në përballjet kokë më kokë me Spanjën, ka marrë vetëm një fitore, 6 barazime dhe 5 humbje. Ndërsa aktualisht ekipi i De La Fuente, është i vetmi që ska pësuar asnjë gol në këtë Botëror.

LIVE PORTUGALI-SPANJË 0-0

NGJARJET KRYESORE

7’ Gjuajta e Kanselos kalon mbi traversë. (VIDEO)

3’ Kosta pret gjuajtjen e Ojarzabal. (VIDEO)

1’ Nis dueli mes dy fqinjëve iberikë.

FORMACIONET ZYRTARE

g4

PANORAMASPORT.AL