Xhokoviç dhe dopingu i Sinerit: Do ta përndjekë, si mua me Covidi-n

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2025 | 23:18

Xhokoviç dhe dopingu i Sinerit: Do ta përndjekë, si mua me Covidi-n

Novak Xhokoviç fitoi të shtunën titullin e 101-të të karrierës së tij, pasi mundi Lorenco Muzetin në finalen e Open 250 të Athinës. Më pas, ai konfirmoi tërheqjen e tij nga ATP Finals që do të zhvillohen në Torino. Ndërkohë në një intervistë për gazetarin britanik Piers Morgan, të publikuar së fumdi, Xhokoviç është rikthyer të flasë në lidhje me testin pozitiv me substancën “clostebol” të Janik Sinerit në “Indian Wells 2024”.

skysports-jannik-sinner-novak-djokovic_6705891

Si gjithnjë, tenisti serb u shpre pa doreza, duke mos e fshehur mendimin e tij për këtë çështje: “Ajo re do ta ndjekë gjithmonë, ashtu siç më ndoqi mua ajo e ‘Covid’-it.” Sa i përket dominimit të Karlos Alkaraz dhe Janik Sinerin në qarkun ATP, “Nole” u shpreh: “Sigurisht që kam dyshime nëse do të mund të fitoj sërish një titull ‘Grand Slam’ me këta dy që po luajnë në këtë nivel”, deklaroi 38-vjeçari. Për sa i përket të ardhmes tenisti serb ka zbuluar objektivin:

“Gjatë gjithë jetës dhe karrierës sime, gjithmonë kam pasur një plan mental disa vite përpara: çfarë dua dhe si e dua. Meqenëse kam arritur të gjitha objektivat e mundshme, kam folur për Lojërat Olimpike të vitit 2028 sepse qëllimi im është të luaj edhe për shumë vite të tjera”, theksoi Xhokoviç.

“Të përfundoja karrierën në Lojërat Olimpike me flamurin serb do të ishte diçka e bukur. Nuk e di, ka disa gjëra që nuk janë plotësisht nën kontrollin tim. Po përpiqem të jem sa më i shëndetshëm që të jetë e mundur, si fizikisht ashtu edhe mendërisht”, përfundoi fituesi i 24 turneve grand slam.

PANORAMASPORT.AL