Vulosi fitoren ndaj Partizanit, Sota: Goli ndjesi shumë e mirë, do përsërisim suksesin e vjetshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2025 | 16:11

Vulosi fitoren ndaj Partizanit, Sota: Goli ndjesi shumë e mirë, do përsërisim suksesin e vjetshëm

Eljon Sota ka folur pas ndeshjes Egnatia-Partizani. Mbrojtësi shënoi golin e dytë, që vulosi fitoren 2-0.

bandicam 2025-02-15 16-07-54-822

Sota deklaroi pas ndeshjes:

“Për golin ndjesi shumë e mirë, por t’i shënoja ish-ekipit tim e çuditshme. Nuk e prisja aq shumë, e rëndësishme që ndihmova ekipin. Pjesa tjetër është e shkruar.

Janë shenja fati, që do më ndikojnë dhe në vazhdimësi. Hyra zëvendësues sepse nuk kam qenë akoma gati, kam pasur probleme personale që më është dashur të rri jashtë fushe. Kjo besoj të jetë kthesa. Dua të vijnë gradualisht gjërat, të mos nxitohem dhe unë.

Kam bërë zgjedhjen më të mirë, qëkur kam ardhur këtu jam surprizuar. Ambient fantastik, nga stafi, presidenca dhe lojtarët.

Kam besim se do përsërisim suksesin që bënë vjet kundër meje. E shoh kualitetin që kemi, jam besimplotë që do e arrijmë. Për Partizanin shoh vështirësi, janë bërë shumë vështirësi në periudha të ndryshme, si ish-lojtar shpresoj të ringrihem prap”, u shpreh Sota për RTSH.

PANORAMASPORT.AL