Vora humbi sulmuesin më të rrezikshëm, por edhe futbollisti i Partizanit është në garë me kohën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2025 | 16:23

Vora humbi sulmuesin më të rrezikshëm, por edhe futbollisti i Partizanit është në garë me kohën

Partizani dhe Vora do të përballen më 24 gusht, ndërsa ndeshja do të jetë e vlefshme për javën e parë të Superiores. Një takim mjaft interesant, pasi Vora do të luajë për herë të parë në elitën e futbollit shqiptar.

PARTIZAANII

Manfredas Ruzgis është mungesa e tyre e madhe. Golashënuesi kryesor i Kategorisë së Parë në edicionin e kaluar është i dëmtuar.

Në anën tjetër, Xhuliano Skuka po bën maksimumin për t’u kthyer. Sulmuesi dibran është kthyer në stërvitje duke vijuar me vrapime rreth fushës, pasi kaluan 10 ditë nga tërheqja e pësuar.

Partizani i këtij sezoni bazohet te Skuka në sulm. Për këtë rikthimi i tij në kohë shfaqet mjaft i domosdoshëm. Përndryshe ndeshja në fjalë, që do të nisë në orën 20:00, do të humbasë dy lojtarët më të rrezikshëm për të shkuar te goli.

PANORAMASPORT.AL